Rritje e re e rasteve me COVID-19 në Gjermani

Evropë

Rritje e re e rasteve me COVID-19 në Gjermani

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 08:48
Ilustrim

Gjermania ka regjistruar rritje të rasteve të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 580 në 187.764, treguan të enjten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Shifra e sotme paraqet rritje nga një ditë më parë kur u shënuan 345 infeksione të reja.

Numri i vdekjeve të raportuara u rrit me 26 në 8.856, tregoi raporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat