Turqia 1429 raste të reja nga COVID-19 dhe 19 viktima, shkon në 182.727 numri i të prekurve

Evropë

Turqia 1429 raste të reja nga COVID-19 dhe 19 viktima, shkon në 182.727 numri i të prekurve

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 11:48
Ilustrim

Turqia ka numër të madh të infeksioneve ditore me COVID-19.

Turqia konfirmoi 1.429 raste dhe 19 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 182.727 numrin e përgjithshëm të të infektuarve dhe në 4.861 atë të të vdekurve deri më tani.

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.261 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 154.640, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.

Deri më tani, Turqia ka kryer 2.773.904 teste.

Aktualisht, 745 pacientë në mbarë Turqinë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, prej të cilëve 306 asistohen me respiratorë.

Ndërkaq, në postimin e tij në Twitter, Koca porositi qytetarët t’u përmbahen masave “për të zvogëluar numrin e rasteve dhe rrezikun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat