Ministri rus koordinohet me Serbinë para takimit në Uashington

Evropë

Ministri rus koordinohet me Serbinë para takimit në Uashington

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 12:34
Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov mbërriti sot në Beograd për të diskutuar mbi bashkëpunimin politik dhe ekonomik, Ballkanin dhe çështje të tjera ndërkombëtare me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe ministrin e Jashtëm Ivica Daçiq.

Përpara vizitës, ai tha se shpresonte të diskutojë me zyrtarët serbë propozimin e Uashingtonit që liderët e Serbisë dhe Kosovës të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, përkatësisht për atë “se si udhëheqja serbe posaçërisht i sheh hapat praktikë të atyre vendeve që ofrojnë shërbime të ndërmjetësimit.”

Kreu i diplomacisë ruse u prit në aeroport nga kolegu i tij Ivica Daçiq.

Ai do të ketë një takim në Beograd me presidentin Aleksandar Vuçiq, dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, si dhe anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Millorad Dodik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat