Rusia po përgatitet për një valë të re me koronavirus

Evropë

Rusia po përgatitet për një valë të re me koronavirus

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 15:39
Foto Ilustrim

Rusia është duke u përgatitur për t’u përballur me një valë të re me Covid-19 gjatë vjeshtës.

Pas një rënie graduale të rasteve të reja me koronavirus, autoritetet ruse kanë filluar që t’i lehtësojnë kufizimet e lëvizjes, shkruan Reuters..

Mbikëqyrësja e shtetit për shëndetin e konsumatorit, Anna Popova, ka thënë se po shpreson që numri i rasteve të reja do të vazhdojë të zvogëlohet gjatë verës, por se Rusia duhet të jetë e gatshme në rast se situata përkeqësohet.

“Rreziqet që fuqia e epidemisë të kthehet gjatë vjeshtës janë të larta dhe ne jemi duke u përgatitur për këtë”, ka theksuar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat