​BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë

Evropë

​BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

BE ka rinovuar sanksionet e vendosura për një vit tjetër në përgjigje të aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopol nga Federata Ruse.

Këshilli i BE-së kujton se masat kufizuese i referohen ndalimit të importit të produkteve me origjinë nga Krimea ose Sevastopol në BE, por edhe ndalimi i investimeve infrastrukturore ose financiare dhe shërbimeve turistike në Krime ose Sevastopol.

BE gjithashtu ka kufizuar eksportin e mallrave dhe teknologjive të caktuara për ndërmarrjet e Krimesë ose për t'u përdorur në Krime në sektorët e transportit, telekomunikacionit dhe energjisë, përfshirë eksplorimin dhe prodhimin e burimeve të naftës, gazit dhe mineraleve.

Brukseli thotë se BE-ja nuk e njeh aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopol nga Rusia dhe vazhdon të dënojë këtë shkelje të ligjeve ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat