Jurgen Habermas, filozofi i njohur gjerman sot mbush 91 vjet

Evropë

Jurgen Habermas, filozofi i njohur gjerman sot mbush 91 vjet

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 17:59
Jurgen Habermas

Jurgen Habermas konsiderohet një ndër filozofët e shkëlqyer të Gjermanisë, ai ka lexues në mbarë botën. Me 18 qershor filozofi feston 91 vjetorin e lindjes.

Habermas lindi në vitin 1929 në Dyseldorf. Pas studimeve ndër të tjera në filozofi, histori dhe psikologji ai iu drejtua shpejt së ashtuquajturës “shkolla e Frankfurtit” [një grup me influencë i shkencëtarëve socialkritikë].

Menjëherë ai bëri emër teksa në vitin 1962 me tezën e tij të profesurës „Transformimi strukturor i publikut”. Në këtë studim ai trajton një çështje, që do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës: Si funksionon publiku, ose më mirë si duhet të funksionojë: „Ai niset nga mendimi, se publiku – edhe publiku i përçuar nga media – është një kusht thelbësor dhe një premisë për demokracinë.“

Si vepra kryesore e Habermas-it konsiderohen dy volumet e „Teorisë së veprimit komunikativ”.

Filozofi, i cili qysh nga fëmijëria vuan nga një vështirësi në të folur, në fjalën e tij trajton në mënyrën siç e njeh publiku atë, tema të mprehta të kohës, siç është edhe globalizimi.

Jürgen Habermas është sociolog dhe filozof gjerman, i traditës së teorisë kritike dhe pragmatizmit. Ai është bërë i njohur për teoritë e tij të racionalitetit të komunikimit dhe sferës publike. Sipas sondazheve globalë, Habermasi pranohet gjerësisht si një prej intelektualëve më të mëdhenj në botë.

Ai po ashtu njihet si përkrahës i çështjes së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat