Islanda, vendi ku duket se coronavirusi nuk ka ekzistuar kurrë

Evropë

Islanda, vendi ku duket se coronavirusi nuk ka ekzistuar kurrë

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 22:09
Foto

Baret dhe restorantet janë plot. Njerëzit janë jashtë duke shijuar jetën. Atraksionet gjeologjike janë të hapura për turistët. Kushdo që viziton Islandën tani mund të mendojë se ka mbërritur në një univers paralel, ku coronavirusi nuk ka ekzistuar kurrë.

Dhe siç e vlerëson CNN, bëhet fjalë për një perspektivë marramendëse.

Kjo pasi që, për njerëzit që vijnë nga vendet që janë ende nën bllokim, normaliteti i pastër i të ngrënit të drekës në një restorant të mrekullueshëm në Reykjavik është pothuajse aq emocionues sa të qenit mbi humnerën e bubullimave të ujëvara të fuqishme të Gullfoss-it të Islandës.

Një gjë e tillë, siç thuhet më tej, nuk është sepse Islanda ka qenë imune ndaj COVID-19.

Në fazat e hershme të tij, infeksioni “u shtri” mes popullatës relativisht të vogël të ishullit.

Por falë një regjimi të rreptë të gjurmimit dhe gjetjes së rasteve, ai pak a shumë është eliminuar, duke i dhënë vendit besim të rihapë kufijtë më 15 qershor.

Kështu që, dy ditë më vonë, më 17 qershor, Islanda festoi ditën e saj të përvitshme kombëtare me zellin e saj të zakonshëm, vendasit duke dalë në masë në rrugët e kryeqytetit.

Madje nuk kishte as maska për fytyrë ose distancim shoqëror ndërsa kryeministrja Katrin Jakobsdóttir doli për t’iu adresuar turmës.

Nuk ka asnjë vetëkënaqësi sidoqoftë. Para se të hyjnë në Islandë, udhëtarët duhet të veshin një maskë gjatë fluturimeve dhe brenda sallave të mbërritjes të Aeroportit Keflavik.

Në ulje, ata bashkohen me një radhë të re për teste për të filtruar këdo që mund të ishte i prekur me COVID-19.

Gjithashtu, që nga 1 korriku, kur Islanda hapet për vendet përtej Zonës Shengen të Evropës, vizitorët do të duhet të paguajnë 114 dollarë për këtë proces.

Rezultatet vijnë nga mesazhi me tekst disa orë më vonë. Nëse është pozitiv, vizitorët duhet të hyjnë në karantinë për 14 ditë pa marrë parasysh planet që ata mund të kenë për vizitën e tyre. Ekziston edhe mundësia e anashkalimit të testit dhe të shkoni drejt e në karantinë.

Nëse testi është negativ, vizitorët janë të lirë të shijojnë Islandën pa kufizime.

Në fund të fundit, vlerëson CNN, përcjell Telegrafi, sistemi i kontrollimit dhe gjurmimit të kontakteve të Islandës ka qenë aq efikas sa të mund të mburret me një nga nivelet më të ulët të vdekjes së virusit në botë: tre për 100,000 njerëz krahasuar me 440 për 100,000 në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo që e bën atë edhe më të dukshme është se ata filluan me një nga nivelet më të larta të infeksionit në Evropë – 513 raste për 100,000 krahasuar me 450 për 100,000 në Mbretërinë e Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat