Franca, edhe me valën e dytë s`ka më mbyllje!

Evropë

Franca, edhe me valën e dytë s`ka më mbyllje!

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 23:13
Emmanuel Macron

Edhe pse një valë e dytë e koronavirusit është e “mundur”, një karantinë e dytë e përgjithshme nuk do të ndodhë.

Një rikthim I izolimit total do të ishte I pamundur për arsye ekonomike dhe sociale, deklaroi përpara komisionit parlamentar hetimor mbi menaxhimin e pandemisë profesori Jean-Francois Defraissy, kreu i Këshillit shkencor, me të cilin konsultohet qeveria franceze për vendimin që është duek marrë gjatë përballjes me krizën e Covid 19.

“ Duhet t`i bëjmë vetes pyetjen sesi do t`ia shpjegojmë njerëzve që të rinjtë të cilët janë dhe më pak të rrezikuar mund të shkojnë në punë e të vazhdojnë shkollën. Nga ana tjetër, personat për të cilët ky virus përbën një kërcënim, atyre po, duhet t`i këshillohet një izolim i pjesshëm”, ishte deklarata e ekspertit. Franca numëron 29,575 vdekje nga koronavirusi dhe 158,174 infektime.

Vendi i ka lehtësuar ndjeshëm masat izoluese . Disa ditë më parë, presidenti Emmanuel Macron edhe pse tha se Franca ka arritur “fitoren e parë”, paralajmëroi për kthim të mundshëm të virusit, duke thënë se “ do të jemi gati të nisim një kapitull të ri në territorin tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat