Vuçiq: Fitova besim të madh nga populli, kam marrë më shumë se dy milionë vota

Evropë

Vuçiq: Fitova besim të madh nga populli, kam marrë më shumë se dy milionë vota

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 00:30
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë dhe kryetari i partisë SNS, Aleksandar Vuçiq,  sonte ka deklaruar se lista që barte emrin e tij fitoi besimin e madh të popullit në Serbi.

Ai tha se kanë fituar më shumë se 2 milionë vota, .

“Unë kam qenë në politikë për një kohë të gjatë, por kurrë nuk kam provuar një moment si ky. Sonte kemi fituar besimin e madh të njerëzve, më i madhi ndonjëherë në Serbi, në kushte kur pak besuan në të,” tha Vuçiç në një fjalim në selinë e partisë, shkruan media serbe.

Deri tani partia që drejton ai ka marrë mbi 62 përqind të votave në tërë Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat