Rreth 200 persona përplasen me policinë gjermane, duke tentuar për të “dalë nga karantina”

Evropë

Rreth 200 persona përplasen me policinë gjermane, duke tentuar për të “dalë nga karantina”

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Banorët e një blloku banesash në Gjermani janë përleshur me policinë në një përpjekje të dështuar për t’i shpëtuar karantinës pasi vendi lufton me një goditje të re në rastet e coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, dhuna shpërtheu pasi 200 banorë u përpoqën të arratiseshin përmes një pengese metalike, përmes së cilës mbaheshin 700 persona të bllokuar në ndërtesat e tyre të apartamenteve në Göttingen.

Siç bëhet e ditur, tetë oficerë të policisë u lënduan ndërsa banorët hodhën gurë dhe shishe gjatë përleshjeve të shtunën, dhe një njeri u arrestua mbrëmë.

Kompleksi u vendos në mbyllje të enjten pasi dy njerëz u gjetën të infektuar, dhe 120 njerëz kishin dalë pozitivë në testet për coronavirus të premten.

Që atëherë, autoritetet kanë punësuar përkthyes dhe kanë dërguar tekste në gjermanisht dhe rumanisht për të provuar të bindin banorët se bllokimi është i nevojshëm.

Sipas transmetuesit rajonal NDR, rreth 200 nga 700 banorët e bllokut të kullave ishin përpjekur të shkelnin pengesën gjatë përleshjeve të së shtunës. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat