Mjeku sirian arrestohet në Gjermani për dyshime për krime kundër njerëzimit

Evropë

Mjeku sirian arrestohet në Gjermani për dyshime për krime kundër njerëzimit

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Një mjek sirian që jeton në Gjermani është arrestuar nën dyshimin për krime kundër njerëzimit në vendin e tij të origjinës, kanë thënë prokurorët, në hetimet e fundit gjermane kundër krimeve të dyshuara të luftës në Siri, shkruan TheGuardian.

I dyshuari, i identifikuar si Alaa M, akuzohet se ka "torturuar një të ndaluar ... në të paktën dy raste" në një burg të drejtuar nga shërbimi sekret sirian në qytetin e Homs në 2011, sipas prokurorëve federale gjermane.

Ai u arrestua në shtetin e Hesse të Premten dhe mbetet në paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat