Një aeroplan turk rrëzohet gjatë stërvitjeve, shpëtojnë pilotët – publikohen pamjet e rrëzimit

Evropë

Një aeroplan turk rrëzohet gjatë stërvitjeve, shpëtojnë pilotët – publikohen pamjet e rrëzimit

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 09:09
Foto Ilustrim

Një aeroplan AHÜRKUŞ-B u rrëzua në Ankara të hënën gjatë një fluturimi stërvitor.

Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, dy pilotët e aeroplanit bënë një kërcim emergjent me parashut para përplasjes dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile.Ndërkohë siç thuhet më tej, ekipet e shpëtimit u dërguan në rrethin Beypazarı të Ankarasë menjëherë pas rrëzimit.

“Në orën 3 pasdite, një nga aeroplanët tanë Hürkuş u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor. Gjendja shëndetësore e të dy pilotëve është e mirë. Ne po hetojmë arsyet e përplasjes”, thuhet në një deklaratë të Turkish Aerospace Industries Inc. (TUSAŞ/TAI).

Avioni HÜRKUŞ-B – i cili ishte projektuar dhe përmirësuar nga TAI dhe shtuar në inventarin e Forcave Ajrore Turke në vitin 2018 – thuhet se është më i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës se versioni i mëparshëm, HÜRKUŞ-A.

HÜRKUŞ-B do të përdoret për të trajnuar pilotët me shumë karakteristika të tij, duke përfshirë edhe fluturimet natën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat