Spanja përgatitet për një ‘valë përvëlimi’ me temperatura 40 gradë Celsius!

Evropë

Spanja përgatitet për një ‘valë përvëlimi’ me temperatura 40 gradë Celsius!

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 17:00
Ilustrim

Spanja përgatitet këtë javë për temperatura 40 gradë Celsius, teksa turistët britanikë janë duke vërshuar në plazhet e saj pas heqjes së masave izoluese të koronavirusit, shkruan the Sun.

Teksa vendi përgatitet të mirëpresë vizitorët e huaj në mesin e frikës se pandemia do ta godasë shumë rëndë, atje do t`i presë atje një i nxehtë përvëlues.  Metereologu i BBC-së Stav Danaos, tha se zhiva e termometrit do të rritet në mbarë Europën duke mbërritur ditën më të nxehtë të vitit deri tani.

“Një front i presionit të lartë po grumbullohet në perëndim në Europës. Ai do të bëjë që temperaturat të rriten ndjeshëm në Spanjë, Portugali, Francë, në jug të Britanisë e në Gjermani. Ndërsa në jug të Spanjës, temperatura do të shkojë 40 gradë Celsius”, u shpreh ai.

Kjo valë te nxehti duhet se i detyrohet ajrit të ngrohtë që do të mbërrijë nga Afrika. Në disa zona të Spanjës, sipas të njëjtës gazetë, është vendosur alarmi portokalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat