Mbyllje sërish? Kudo në Europë shpërthime të pandemisë - Bota Sot
Mbyllje sërish? Kudo në Europë shpërthime të pandemisë

Evropë

Mbyllje sërish? Kudo në Europë shpërthime të pandemisë

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 09:56
Foto Ilustrim

Mbyllje sërish? Kudo në Europë shpërthime të pandemisë

Shumë vende në Europë i zbutën masat kufizuese në luftë kundër virusit Corona. Por në të njëjtën kohë ka shpërthyer pandemia në disa vatra. A duhet të vihet alarmi e çfarë duhet bërë për të kontrolluar gjendjen?

Kur gazeta “New York Times” ka shkruar ndonjëherë për Gütersloh, këtë e ka bërë vetëm, kur binte fjala për fondacionin e njohur në botë, Bertelsmann që e ka qendrën në këtë qytet. Por për shkak të shpërthimit të pandemisë në thertoren Tönnies, Gütersloh u fut në kryetitujt e mediave ndërkombëtare. Nga 7000 punonjës të testuar, 1550 janë testuar pozitivisht me virusin. Edhe në rajone të tjera gjermane ka pasur disa vatra të reja shpërthimi. Në Neukölln, Berlin pas rritjes së infeksioneve, 370 familja u futën në karantinë. Në Göttingen 120 vetë të infektuar bënë të izolohej një kompleks pallatesh.

Shpërthime lokale kudo

Vatra të tilla të shpërthimit të ri të pandemisë, që njihen edhe si “Cluster” ka kudo në Europë, tani që po lirohen masat kufizuese në shumë vende. Shpesh brenda familjeve, në gastronomi apo firma. Në Angli në një pulari në Anglesey u testuan 158 punëtorë pozitivisht me virusin. Edhe në fabrika të tjera në Angli ka pasur raste të tilla. Në një azil pleqsh në Austri në dy javët e para të qershorit ndërruan jetë disa banorë pas një infektimi me Corona. Në Vjenë dhe Austrinë e poshtmë 70 punonjës të shërbimit të paketave u testuan pozitivisht me virusin. Izraeli po ashtu pas lirimit të menjëhershëm të masave në maj i trembet një vale të dytë infektimi. 200 shkolla nga 500 në të gjithë vendin janë mbyllur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat