Ukraina vë në dispozicion më shumë spitale për pacientët me Covid-19 - Bota Sot
Ukraina vë në dispozicion më shumë spitale për pacientët me Covid-19

Evropë

Ukraina vë në dispozicion më shumë spitale për pacientët me Covid-19

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 17:16
Ilustrim

Për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus, autoritetet në Ukrainë kanë vendosur në dispozicion spitale shtesë për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Rritja ditore e numrit të të infektuarve sot ishte një rekord 940, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 39.014, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve ishte 1.051.

Numri më i madh i personave të infektuar rishtas u regjistrua në perëndim të Ukrainës dhe në kryeqytetin Kiev, transmeton Guardian.

Autoritetet thanë që rritja e numrit të të infektuarve ishte për shkak të respektimit të pamjaftueshëm të masave të distancës sociale dhe masave të tjera parandaluese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat