Johnson: Dhuna ndaj oficerëve të policisë nuk do të tolerohet

Evropë

Johnson: Dhuna ndaj oficerëve të policisë nuk do të tolerohet

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 15:37
Ilustrim

Dhuna kundër policisë nuk do të tolerohet, tha një zëdhënës i kryeministrit britanik Boris Johnson pas shpërthimit të trazirave në Londër gjatë natës, në të cilat u plagosën 22 oficerë policie.

Një zëdhënës i Johnson u tha gazetarëve se skenat nga vendi i ngjarjes ishin të tmerrshme dhe se autoritetet nuk do të toleronin dhunën kundër policisë.

Njëzet e dy oficerë policie janë plagosur dhe automjetet e tyre janë dëmtuar gjatë përleshjeve në një aheng të paligjshëm në rrugë, në jug-perëndim të Londrës.

Dy oficerë dhe dy persona u dërguan në spital pas "ngjarjes muzikore pa leje" në Brixton të mërkurën në mbrëmje.

Katër persona u arrestuan gjatë përleshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat