Britanikët nuk u rezistojnë temperaturave të larta, mbushin plazhet – autoritetet shpallin “situatën emergjente”

Evropë

Britanikët nuk u rezistojnë temperaturave të larta, mbushin plazhet – autoritetet shpallin “situatën emergjente”

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 19:34
Foto

Një “situatë emergjente” është shpallur në Bournemouth pasi mijëra njerëz u mblodhën në brigjet e Dorset, në ditën e dytë të valës së nxehtë në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo sipas mediave britanike,  ka ndodhur megjithëse policia e Dorset u ka kërkuar njerëzve që të qëndrojnë larg vendpushimit dhe plazheve të tjera në qark.

Madje, siç bëhet e ditur më tej, ka pasur raporte për bllokime trafiku, sjellje antisociale, përleshje dhe kampe brenda natës.

Po sipas mediave britanike, më parë njerëzit u nxitën të “veprojnë me përgjegjësi” pasi temperaturat filluan të rriten.

Por nga mesi i mëngjesit, plazhi i Bournemouth ishte i zënë “aq sa syri mund të shohë” dhe parku i makinave Durdle Door po i afrohej kapacitetit.

Udhëheqësi i Këshillit, Vikki Slade tha: “Ne jemi tërësisht të mërzitur nga skenat e dëshmuara në plazhet tona, veçanërisht në Bournemouth dhe Sandbanks, në 24-48 orët e fundit”

“Sjellja dhe veprimet e papërgjegjshme të kaq shumë njerëzve janë thjesht tronditëse dhe shërbimet tona janë shtrirë duke u përpjekur t’i mbajnë të gjithë të sigurt. Ne nuk kemi pasur zgjidhje tani, por të shpallim një ‘incident të madh’ dhe të fillojmë një përgjigje emergjente”.

Ndihmësja e shefit të policisë së Dorset, Con Sam de Reya, tha që njerëzit duhet të qëndrojnë larg plazheve në këto “periudha të papara”.

“Ne gjithashtu jemi të mbështetur në njerëzit që marrin përgjegjësi personale dhe këshillojmë fuqimisht anëtarët e publikut që të mendojnë dy herë para se të shkojnë në zonë”.

“Është e qartë që ne jemi akoma në një krizë të shëndetit publik dhe një vëllim i tillë i konsiderueshëm i njerëzve që shkojnë në një zonë, vendos një tendosje të mëtejshme në burimet e shërbimeve emergjente”.

Fotografitë treguan plazhe dhe hapësira me njerëz të mërkurën, që ishte dita më e nxehtë e Mbretërisë së Bashkuar deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat