Rritja e tensioneve mes Greqisë e Turqisë, Mitsotakis i telefonon Erdoganit

Evropë

Rritja e tensioneve mes Greqisë e Turqisë, Mitsotakis i telefonon Erdoganit

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 19:05
Mitsotakis dhe Erdoganit

Liderët e Greqisë dhe të Turqisë, përkatësisht kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan, zhvilluan një bisedë telefonike ditën e sotme pas tensioneve të rritura mes dy vendeve prej muajsh.

Dy liderët e përqëndruan bisedën në pasojat që do kenë vendet nga pandemia e Coronavirus dhe çështjet që lidhen me rihapjen e kufijve.

Dy palët ranë dakord për të mbajtur kanale komunikimi të hapura, u tha në deklaratë.

Tensionet mes vendeve kanë qenë të larta në muajt e fundit. Greqia akuzoi Turqinë se përdor emigrant për t’i bërë presion Greqisë, pasi Ankaraja deklaroi në fund të dhjetorit se kufijtë turq me vendet e Bashkimit Europian do të jenë të hapur për të gjithë ata që duan të kalojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat