​Francë, bursat në përparim të ngadaltë, ende nën ndikimin e COVID-19

Evropë

​Francë, bursat në përparim të ngadaltë, ende nën ndikimin e COVID-19

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 22:32
Ilustrim

Bursat evropiane e përfunduan javën në nivele jo shumë pëlqyeshme, ende nën ndikimin e ringjalljes së rasteve të reja të COVID-19 në SHBA.

“Oreksi për të rrezikuar i tregjeve financiare është ndrydhur ditët e fundit, kryesisht i nxitur nga stresi i një valë të dytë të epidemisë në vjeshtë”, thonë analistët në “Edmond de Rothschild Asset Management”.

Londra u mbyll sot me +0,20%, Parisi +0,18%, Milano +0,57%, Frankfurti +0,73% dhe Madridi +1,26%.

Trendi përtej Atlantikut ishte edhe më zhgënjyes.

Indeksi kryesor i Wall Street-it, Mesatarja Industriale Dow Jones, ra me -1,97%. Indeksi i gjerë S&P 500 me -1,94% dhe Nasdaq me -1,52%./AFP/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat