Bie autobusi nga mbikalimi, një i vdekur dhe 20 të lënduar

Evropë

Bie autobusi nga mbikalimi, një i vdekur dhe 20 të lënduar

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 08:44
Autobusi

Ka vdekur një person si pasojë e një aksidenti rrugor në Varshavë të Polonisë ku ishte përfshirë një autobus i transportit publik. Ndërkaq mbetën edhe 20 të tjerë mbetën të lënduar.

Autobusi fizarmonikë u përplas me barrierat e rrugës dhe më pas ra nga një mbikalim mbi lumen Vistola në kryeqytetin polak.

Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje dhe hasën në vështirësi në nxjerrjen e pasagjerëve të tjerë, për shkak se autobusi punonte me gaz dhe një shkëndijë e vogël mund të shkaktonte ndonjë shpërthim.

Në momentin e aksidentit në autobus udhëtonin 40 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat