Pamje tronditëse vijnë nga Londra, kulla 17-katëshe përfshihet e gjitha nga flakët - Bota Sot
Pamje tronditëse vijnë nga Londra, kulla 17-katëshe përfshihet e gjitha nga flakët

Evropë

Pamje tronditëse vijnë nga Londra, kulla 17-katëshe përfshihet e gjitha nga flakët

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 17:24
Pamje tronditëse në Londër

Një kullë 17-katëshe në qytetin e Londrës është përfshirë nga flakët duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Der tani raportohet për 18 të lënduar që po mjekohen.

Ngjarja ndodhi në bllokun në Otto Street, Kennington pasi një banesë me pesë dhoma gjumi u përfshi plotësisht nga zjarri.

Brigada e Zjarrit në Londër dërgoi tetë motorë dhe rreth 60 zjarrfikës për të shuar flakët.

Zjarrfikësit, duke përdorur kamera imazhesh termike, morën nën kontroll zjarrin dhe të gjithë njerëzit janë shpëtuar.

Nga pamjet tronditëse duket një sasi të madhe tymi që rrethon bazën e ndërtesës së lartë.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat