Në Çeki regjistrohet numri më i lartë i rasteve me COVID-19 që nga prilli

Evropë

Në Çeki regjistrohet numri më i lartë i rasteve me COVID-19 që nga prilli

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Republika Çeke regjistroi 168 raste të reja me COVID-19, rritja më e lartë ditore që nga 11 prill, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Rritja ditore e rasteve është luhatur ditët e fundit, pasi janë kryer testime të synuara në disa vende.

Të premten në mëngjes, filluan testimet në një minierë në rajonin Karvina në kufirin me Poloninë.

Ky është rajoni më i prekur në Republikën Çeke, me rreth 90 raste të konfirmuara me COVID-19 për 100 000 banorë.

Deri tani, Republika Çeke ka regjistruar 11 038 raste me koronavirus dhe 349 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat