Britani/ Refugjati libian akuzohet për sulmin me tre të vrarë ndaj homoseksualëve

Evropë

Britani/ Refugjati libian akuzohet për sulmin me tre të vrarë ndaj homoseksualëve

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 22:24
Ilustrim

Refugjati i lindur në Libi Khairi Saadallah është akuzuar sot në Britani për tre vrasje në sulmin masiv me thikë në Reading pranë Londrës, javën e shkuar.

Sulmet që u hetuan fillimisht nga njësia anti-terrorizëm kishin si shënjestër burra homoseksualë.

25-vjeçari u akuzua me tre vrasje dhe tre tentativa vrasjeje për sulmin e 20 qershorit, thanë prokurorët.

Sulmi i tmerrshëm ndodhi në kopshtet Forbury Gardens në Reading ku tre nga viktimat vdiqën në vendngjarje, dhe tre të plagosur u dërguan në spital, të cilët tashmë janë rekuperuar.

Autoritetet ende nuk deklarojnë motivin e sulmuesit, por të tre të vdekurit ishin homoseksualë dhe ngjarja përkon me muajin e sensibilizimit për grupet LGBT pasi evente të fushës po mbaheshin në të gjithë Britaninë.

Saadallah kishte shprehur hapur përçmimin e tij për homoseksualët, teksa në një prej rasteve ka deklaruar. “Në vendin tim, njerëzve të përçmuar si ti i presim kokën.

Saadallah erdhi në Britani si emigrant ilegal në 2012, duke u larguar nga lufta në Libi pas rrëzimit nga NATO të Muammar Gaddafi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat