Belgjika çel sezonin turistik dhe prezanton sistemin e ri për shmangien e grumbullimeve në plazhe

Evropë

Belgjika çel sezonin turistik dhe prezanton sistemin e ri për shmangien e grumbullimeve në plazhe

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 14:18
Belgjikë

Belgjika ka krijuar një sistem të ri për të gjurmuar telefonat celularë, në mënyrë që të kufizojë grumbullimet masive në resorte dhe plazhe.

Me anë të këtij sistemi, autoritetet në qytetet bregdetare nuk po përpiqen të ndalojnë ardhjen e turistëve, por kërkojnë që ata të sillen në mënyrë të përgjegjshme, duke ecur në rruge më pak të ngarkuara.

Dhjetë distriktet përgjatë bregdetit do të marrin sinjale nga celularët dhe do të paraqesin informacione të përditësuara në një faqe në internet, ku ngjyra e gjelbër do të nënkuptojë një zonë të qetë dhe ngjyra portokalli një zonë të populluar.

130 sensorë të tjerë të shpërndarë në qytete do të tregojnë pika të tjera të ngarkuara që turistët mund të duan të shmangin.

Autoritetet shpresojnë që kjo faqe të kthehet në referencë që njerëzit të mund të shohin sa të ngarkuara do të jenë resortet në ditët në vijim.

Ndërkaq, edhe pse Belgjika ka çelur zyrtarisht sezonin turistik këtë fundjavë, hyrja në det do të jetë e ndaluar deri në pikun e sezonit, kur do të fillojnë të patrullojnë rojat e plazheve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat