Presidenti Islandez fiton mandantin e dytë me 92 përqind të votave

Evropë

Presidenti Islandez fiton mandantin e dytë me 92 përqind të votave

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 17:51
Gudni Johannesson

Presidenti i Islandës Gudni Johannesson është rizgjedhur me 92 përqind të votave, sipas rezultateve përfundimtare të lëshuara të dielën, raporton France24.

Ish profesori i historisë fitoi mandatin e tij të dytë katër vjeçar në pozicionin kryesisht simbolik në votimin e së shtunës, zgjedhjet e dyta të mbajtura nga një vend evropian pas heqjes së bllokimeve të koronavirusit.

Që nga pësimi i dështimeve spektakolare të bankave në vitin 2008, ishulli vullkanik i Atlantikut të Veriut me 365,000 banorë ka rikuperuar njëfarë stabiliteti ekonomik dhe politik, i cili funksionoi në favor të 52-vjeçarit të pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat