​37 të arrestuar në protestat kundër masave anti-COVID-19 në Holandë

Evropë

​37 të arrestuar në protestat kundër masave anti-COVID-19 në Holandë

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Policia në Hagë arrestoi 37 protestues të cilët injoruan ndalimin e gjykatës dhe mbajtën një demonstrim kundër rregullave të distancës sociale të dielën.

Rreth 200 protestues morën pjesë në demonstratat e sotme, shumë më pak se një javë më parë kur disa mijëra morën pjesë në një protestë të ngjashme.

Organizatorët u kishin bërë thirrje njerëzve që të qëndronin në shtëpi këtë javë, në funksion të vendimit të gjykatës të së premtes se protesta shkelte kufizimet në tubimet publike.

Protestuesit thonë se politika për t'u kërkuar njerëzve të qëndrojnë 1,5 metra larg është jodemokratike dhe duhet të hiqet.

Holanda ka regjistruar më shumë se 50,000 infeksione Covid-19 dhe më shumë se 6,000 vdekje që nga mesi i marsit. Kufizimet janë hequr pas një rënie të madhe të rasteve të reja dhe vdekjeve në javët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat