Zgjedhjet presidenciale në Poloni shkojnë drejt balotazhit

Evropë

Zgjedhjet presidenciale në Poloni shkojnë drejt balotazhit

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 08:13
Ilustrim

Rezultatet e pjessshme të zgjedhjeve presidenciale në Poloni tregojnë se presidenti aktual, Andrzej Duda, ka dalë i pari, por nuk ka siguruar 50 për qind të votave të nevojshme.

Me mbi 82 për qind të votave të numëruara, Duda, i cili mbështetet nga Partia në pushtet për Ligj dhe Drejtësi, ka fituar 45.7 për qind të tyre.

Në vendin e dytë ka dalë Rafal Trzaskowski, kryetar aktual i Varshavës, me 28.5 për qind.

Nëse rezultati konfirmohet, Duda dhe Trzaskowski do të përballen në balotazh më 12 korrik.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ka qenë e lartë, pavarësisht pandemisë së koronavirusit.

Afro 63 për qind e votuesve kanë votuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat