Matarela: Këtu në Bergamo, sonte, Italia që ka vuajtur, ajo është plagosur, ka qarë

Evropë

Matarela: Këtu në Bergamo, sonte, Italia që ka vuajtur, ajo është plagosur, ka qarë

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 12:44
Sergio Matarela

Pandemia e koronavirusit vrau qindra mijëra njerëz në botë dhe infektoi mbi 10 milion. Italia ishte një nga shtetet Europiane që u godit më shumë duke regjistruar mbi 240 mijë të prekur dhe 35 mijë viktima.

Presidenti Republikës së Italisë Sergio Matarela, mori pjesë në një ceremoni përkujtimore në qytetin e Bergamos ku humbën jetën nga Covid 19,mbi 6 mijë persona.

‘Këtu Italia ka qarë’ tha presidenti, ceremonia u mbajt në kompleksin monumental të varrezave që ka qëndruar i mbyllur prej pandemisë.

Në ceremoni ishin familjarët e viktimave dhe  kryetarët  lokal të rajonit Bergamo, në përkujtim të viktimave që nuk patën një ceremoni të fundit varrimi.

Në nderim të atyre  që humbën jetën nga Covid 19 është ngritur një monument përkujtimor mbi të cilën është skalitur poezia e poetit Italian Ernesto Olivero ‘"Ti je, jam i bindur që ti je pranë personave që vdesin vetëm, vetëm, e herë më pikturën e një nipi të ngjitur në xhamin e reanimacionit, një zemër, një puthje, një përshëndetje."

Presidenti mbajti një fjalim të shkurtër përpara familjarëve,

"Le të kujtojmë energjitë morale që u shfaqën kur, të mbyllur në shtëpitë tona, të shtrydhur midis ankthit dhe shpresës, filluam të pyesim veten se si do të kishte qenë e ardhmja jonë.

Të kujtosh do të thotë të reflektosh, seriozisht, me precizion rigoroz, mbi atë që nuk funksionoi, mbi mangësitë e sistemit, mbi gabimet për të mos përsëritur ".

Të kujtosh do të thotë të reflektosh seriozisht, me precizion të rreptë, mbi ato që nuk funksionuan, mbi të metat e sistemit, mbi gabimet për të mos përsëritur"-tha Presidenti Matarela ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat