Sondazhi: Besimi i europianëve tek SHBA ka rënë gjatë pandemisë

Evropë

Sondazhi: Besimi i europianëve tek SHBA ka rënë gjatë pandemisë

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Sipas një sondazhi, pandemia e COVID-19 i ka lënë europianët të pasigurt se ku mund  të mbështeten pasi vetëm 2 për qind e shohin SHBA si një aleat të “dobishëm” në çështje të një domethënie globale.

Në përgjithësi, rreth dy të tretat e të anketuarve nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet e Jashtme (ECFR) në Danimarkë (71 për qind), Portugali (70 për qind), Francë (68 për qind), Gjermani (65 për qind) dhe Spanjë (64 për qind), thanë se perceptimi për SHBA po bëhet gjithmonë e më shumë negativ.

Humbja e besimit kundrejt Uashington është veçanërisht më e theksuar në Francë dhe Gjermani, dy shtete qendrore për sa i përket ligjvënies në BE.

Image

46 për qind e të anketuarve nga Franca dhe 62 për qind e gjermanëve thanë se këndvështrimi për SHBA ishte përkeqësuar shumë si pasojë e pandemisë. Ndër vendet që kishin besim më të ulët tek SHBA janë Italia, Polonia, Bullgaria dhe Suedia.

Kriza shëndetësore ka shtuar negativitetin edhe kundrejt Kinës. Të gjitha vendet e anketuara pohonin se kishte një shtim negativiteti drejt Kinës.

Sipas të anketuarve, kriza shëndetësore duhet ta bëjë unionin që të bashkëpunojë më shumë për kërcënime globale.

Image

“Europianët e kanë pranuar faktin që Amerika e Trumpit nuk është domosdoshmërish një “mike” e Europës në kohë nevoje”, thuhej në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat