Kufijtë e jashtëm të BE-së ende të mbyllur për shumicën e të huajve

Evropë

Kufijtë e jashtëm të BE-së ende të mbyllur për shumicën e të huajve

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 17:50
Ilustrim

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndalojë udhëtarët nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të tjera përtej 1 korrikut, sipas diplomatëve të BE-së.

Vetëm 14 vende janë në listën e shteteve që do të lejohen në BE, duke përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Tajlandën.

Në parim do të lejohen edhe qytetarët kinezë, por vetëm pasi Kina të heqë ndalimin e saj për qytetarët e BE-së.

“Këshilli Evropian ka nisur procedurën e shkruar zyrtare për miratimin e marrëveshjes”, deklaruan diplomatët e BE-së.

Marrëveshja vjen tre muaj pasi BE, Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni mbyllën kufijtë e jashtëm për të gjithë udhëtimet jothelbësore për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri./Atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat