Merkel dhe Macron flasin për fondin e shpëtimit

Evropë

Merkel dhe Macron flasin për fondin e shpëtimit

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 05:58

Presidenti francez po viziton Berlinin përpara negociatave kryesore për një fond të rimëkëmbjes pas virusit Corona. Drejtuesit e BE kanë akoma mosmarrëveshje se si duhet të paguhet ndihma financiare.

Kancelarja gjermane Angela Merkel pret sot (29.06.) Presidentin francez Emmanuel Macron për të diskutuar presidencën e ardhshme gjermane në BE, kjo në një kohë kur shtetet anëtare vazhdojnë të mos jenë dakord për një politikë përfundimtare ndaj pasojave të virusit. Të dy takohen në shtëpinë e pritjes së qeverisë gjermane në Meseberg, në veri të kryeqytetit gjerman.

Plani i rimëkëmbjes së BE

Një plan shpëtimi prej 750 miliardë eurosh (840 miliardë dollarë) është parashikuar të japë grante, të ofruara nga Komisioni Evropian, pa detyrim për t'i shlyer. Kundërshtarë të asaj ideje janë të ashtuquajturit "Katër kursimtarët", Austri, Danimarkë, Holandë dhe Suedi, të cilët janë kundër çdo bashkimi të borxheve të shteteve anëtare.

Presidenti francez javën e kaluar vizitoi kryeministrin holandez Mark Rutte në Hagë dhe u raportua se kishte bërë përparime. Një burim nga Pallati Elysee javën e kaluar tha se Franca mbetet optimiste se një marrëveshje mund të arrihet, por pranoi "ende nuk e kemi arritur këtë".

Temat e tjera

Ndryshimet klimatike, tregtia dhe migracioni janë gjithashtu në temat për diskutim. Merkeli dhe Macroni gjithashtu pritet të flasin për marrëdhëniet me Kinën, SHBA dhe Turqinë.

Presidenca e Gjermanisë në BE

Takimi vjen vetëm pak ditë përpara se Gjermania të marrë përsipër presidencën e radhës të BE. Në një intervistë të botuar të shtunën, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se ishte "shumë fat që është Gjermania, që po e merr presidencën në këtë kohë të një krize të madhe."

Von der Leyen tha se përvoja e Merkel-it, e cila është kancelare që nga viti 2005, është "jashtëzakonisht e dobishme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat