Shtohen rastet e koronavirusit, Britania e vendos në karantinë Leicesterin

Evropë

Shtohen rastet e koronavirusit, Britania e vendos në karantinë Leicesterin

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 08:25
Foto Ilustrim

Qeveria britanike të hënën e ka vendosur në karantinë qytetin Leicester, i cili ka shkallë shumë më të lartë të infektimeve me koronavirus se pjesët e tjera të vendit.

Mbretëria e Bashkuar është në procesin e largimit gradual të masave kufizuese në nivel vendi dhe më 4 korrik do të largohen edhe disa kufizime, por qyteti Leicester dhe rrethina e tij tash janë të detyruar të kthehen prapa.

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se shkalla e infektimeve për shtatë ditë në Leicester është 135 raste për 100,000 persona, tri herë më e lartë se qyteti i dytë në listë, dhe i ka pasur 10 për qind të të gjitha rasteve në vend gjatë javës së kaluar, shkruan “The Guardian”.

“Duke e pasur parasysh përhapjen në Leicester, ne nuk mund të rekomandojmë që lehtësimi i izolimit kombëtar më 4 korrik të ndodhë edhe në Leicester”, tha ministri Hancock përmes një deklarate drejtuar kuvendit.

Ai bëri thirrje që njerëzit t’i shmangin udhëtimet e panevojshme drejt këtij qyteti që shtrihet në pjesën qendrore të Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat