Kështu luftohet COVID-19, ky është vendimi i ri nga Gjermania

Evropë

Kështu luftohet COVID-19, ky është vendimi i ri nga Gjermania

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Bavaria do të zhvillojë “ofanzivë” të testimeve për COVID-19.

Shteti i Gjermanisë jugore të Bavarisë ka njoftuar një “ofanzivë” që do t’u lejojë qytetarëve të bëjnë një test për virusin edhe nëse nuk tregojnë simptoma, raporton Reuters.

“Të gjithë qytetarëve bavarezë do t’u ofrohet menjëherë mundësia që të testohen nga një mjek i vendosur me kontratë, madje edhe pa simptoma,” tha ministrja e shëndetësisë e Bavarisë, Melanie Huml, pas njoftimit të dielën.

Kostot e testimit që nuk janë mbuluar aktualisht nga skemat e sigurimeve shëndetësore publike mund të vijnë në të ardhmen nga shteti, tha ministri.

Aktualisht siguruesit e shëndetit publik kanë tendencë të paguajnë koston laboratorike të analizimit të mostrave të gjakut, por zakonisht nuk mbulojnë koston e marrjes së mostrës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat