A janë infektuar me COVID-19 Vuçiq dhe Bërnabiq?

Evropë

A janë infektuar me COVID-19 Vuçiq dhe Bërnabiq?

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 13:03
Aleksandar Vuçiq, Ana Bërnabiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq po heziton ta informojë publikun nëse është testuar për COVID-19, ndonëse disa zyrtarë të shtetit serb konfirmuan se ai ishin infektuar me koronavirus. Kryeministrja Ana Bërnabiq, e cila ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me ta, jo vetëm që nuk tregon nëse ajo është testuar, por ajo nuk është asnë izolim.

Suzana Vasiljeviq, këshilltarja për media e Vuçiqit nuk u përgjigj sot gazetarëve të portalit Nova nëse presidenti serb ishte testuar për koronavirus, duke konsideruar se ai ishte në kontakt me zyrtarë të infektuar të shtetit natën e zgjedhjeve.

Disa ditë pasi progresistët e Vuçiqit festuan fitoren në zgjedhjet e fundit u përcaktua që kryetarja e Kuvendit, Maja Gojkoviq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dolën pozitivë në COVID-19.

Po ashtu, ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, u infektua më pas.

Të gjithë këta atë mbrëmje ishin në afërsi të presidentit të Serbisë, por edhe të kryeministres Ana Bërnabiq, e cila madje e përqafoi Maja Gojkoviqin.

Për ca kohë, Bërnabiq ishte gjithashtu në shoqërinë e Aleksandar Vulinit.

Sidoqoftë, këshilltari i kryeministres, Mladen Bashiq, nuk pati përgjigje për pyetjet e gazetës.

Për dallim nga zyrtarët më të lartë të shtetit serb, zyrtarët e huaj nuk e kanë problem t’u thonë qytetarëve nëse janë testuar për COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat