Mali i Zi hap kapitullin e fundit të negociatave me BE-në

Evropë

Mali i Zi hap kapitullin e fundit të negociatave me BE-në

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 17:36
Kryeministri malazez Dushko Markoviq dhe komisionari evropian për Zgjerim ,Oliver Varhelyi, gjatë një takimi në Podgoricë më 7 shkurt.

Mali i Zi hapi të martën Kapitullin 8 - të fundit në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Qeveria malazeze konfirmoi se Kapitulli 8, i cili përfshin mbrojtjen e konkurrencës dhe ndihmën shtetërore, u hap në një konferencë ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel, në nivel ambasadorësh.

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha në një postim në Twitter se hapja e këtij kapitulli është “sinjal i qartë i angazhimit tonë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe politikës së zgjerimit”.

Kryeministri malazez, Dushko Markoviq e quajti një ditë të rëndësishme dhe moment historik në procesin e integrimit të vendit në BE.

Mali i Zi i filloi negociatat e pranimit pra tetë vjetësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat