Sekuestrohen thasë me para, Policia e Londrës arreston “kokat” e krimit

Evropë

Sekuestrohen thasë me para, Policia e Londrës arreston “kokat” e krimit

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 17:22
Ilustrim

Policia e Londrës ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër grupeve kriminale në qytet duke arrestuar mjaft personazhe të njohur të “nëntokës”.

Madje, në listën e të arrestuarve gjenden edhe personazhe që më parë njiheshin si “të paprekshëm” në botën e krimit në Londër.

Gjatë operacionit është sekuestruar një sasi e madhe parash që dyshohet se janë gjeneruar prej aktivitetit kriminal, kryesisht kultivimi, trafiku dhe shpërndarja e lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua pasi policia mundi të thyejë kodet e komunikimit të grupit kriminal duke zbuluar kontaktet e tyre si edhe kokat drejtuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat