Kryeministri polak: Covid-19, sëmundje “si çdo tjetër”

Evropë

Kryeministri polak: Covid-19, sëmundje “si çdo tjetër”

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 08:36
Mateusz Morawiecki

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha se polakët nuk duhet të kenë frikë që të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 12 korrik, sepse sëmundja që shkakton koronavirusi, Covid-19, është bërë një sëmundje si “të gjitha tjerat”.

Kandidati i Partisë së tij për Ligj dhe Drejtësi, presidenti aktual, Andrzej Duda, do të përballet në balotazh me kryetarin e Varshavës, Rafal Trzaskowski.

Rrethi i parë i zgjedhjeve është mbajtur të dielën e kaluar.

“Kjo është tani një sëmundje për të cilën mund të themi se është si çdo tjetër. Ne vetëm po presim vaksinën”, citoi agjencia shtetërore e lajmeve PAP Morawieckin.

“Institucionet që kanë vlerësuar raundin e parë (të zgjedhjeve), kanë konfirmuar se ai është organizuar në një mënyrë shumë të përshtatshme. Le të mos kemi frikë të marrim pjesë në raundin e dytë”, shtoi ai.

Polonia, me rreth 38 milionë banorë, ka konfirmuar mbi 35,000 raste me koronavirus dhe 1,492 viktima.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar një paralajmërim të ri të enjten, duke thënë se pandemia e koronavirusit është duke u përhapur më shumë se secilën herë tjetër prejse ka shpërthyer virusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat