Magjia e arkitekturës feston ditëlindjen: Njëzet vjet nga ndërtimi i urës-tunel Öresund

Evropë

Magjia e arkitekturës feston ditëlindjen: Njëzet vjet nga ndërtimi i urës-tunel Öresund

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 14:18
Kopenhagë

Kryeqytetin danez Kopenhagë dhe qytetin suedez Malme i lidh rruga – tetë kilometra ura e gjatë Öresund, e cila në ishullin artificial Berno, vazhdon në tunelin nënujor

Ura e Öresundit apo Øresund është dedikuar për komunikacion rrugor (katër korsi) dhe komunikacion hekurudhor (dy korsi) dhe është ura-tunel më e gjatë e llojit të këtillë në Evropë.

Gjithashtu, ura është ndër më të gjatat në botë e cila kalon kufirin shtetëror.

Sipas projektit të arkitektit danez, George K.S. Rotne, të kompanisë “COWI”, ndërtimi ka filluar më 1995. Pjesa e fundit është ndërtuar në vitin 1999, ndërkaq ura-tunel zyrtarisht është hapur më 1 korrik 2000.

Ura shtrihet nga Malme deri te ishulli artificial Paberholm (ishulli Biber i cili emrin e ka marrë, sepse gjendet mu pranë ishullit natyral Saltholm, që do të thotë kripë), është vendosur në mes të ngushticës detare.

Ky ishull është ndërtuar nga materiali i nxjerrë nga fundi i detit gjatë ndërtimit të urës.

Në atë ishull ura kalon në tunel në gjatësi prej katër kilometrash, nga të cilat tri kilometra e gjysmë gjenden nën sipërfaqen e detit.

Tunelin e përbëjnë madje pesë tunele më të vogla, nga të cilët katër i janë dedikuar komunikacionit rrugor dhe atij hekurudhor, ndërsa i pesti për evakuim.

Këtë urë e kalojnë brenda vitit më shumë se 20 milionë njerëz, ndërsa më të shumtët janë ata të cilët jetojnë në Suedi dhe anasjelltas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat