Britani, nxënësit rikthim të detyrueshëm në shkolla në shtator

Evropë

Britani, nxënësit rikthim të detyrueshëm në shkolla në shtator

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 15:15
Ilustrim

Qeveria britanike njoftoi sot se synonte të kthente në shkollë të gjithë nxënësit e Anglisë në mënyrë të detyrueshme në shtator, pasi ka pasur shumë kritika për dështimin e rikthimit të parë në klasë në kuadër të lehtësimit të masave kufizuese.

“Është thelbësore që asnjë fëmijë të mos humbasë më shumë kohë nga arsimi dhe për këtë arsye, të gjithë fëmijët që mund të shkojnë në shkollë do të duhet të kthehen në shkollë”, deklaroi para Parlamentit ministri i Arsimit, Gavin Williamson.

“Institucionet do të duhet të punojnë me familjet në mënyrë që të sigurojnë një prani të rregullt që nga fillimi i vitit të ri shkollor”, theksoi ai duke shtuar gjithashtu se rikthimit do të jetë i detyrueshëm.

Ky njoftim është vetëm për Anglinë sepse arsimi është një kompetencë e çdo rajoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat