Putin nënshkruan dekretin për ndryshimin e kushtetutës

Evropë

Putin nënshkruan dekretin për ndryshimin e kushtetutës

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 18:32
Putini

Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi sot një dekret për miratimin e paketës së ndryshimeve në kushtetutën e vendit, që do t’i lejojë atij të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036.

“Qytetarët e Rusisë kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe, në përputhje me këtë vendim, unë kam nënshkruar një dekret për të publikuar zyrtarisht kushtetutën me ndryshimet e përfshira”, tha Putin në një takimi televiziv me zyrtarë të lartë.

Putin e mori miratimin për këtë paketë ndryshimesh në një referendum mbarëkombëtar në fillim të kësaj jave, me më shumë se tre të katërtat e votave pro, sipas raportit zyrtar.

Ndryshimet i mundësojnë Putinit të kandidojë për rizgjedhje dy herë më shumë dhe të forcojë fuqinë e degës legjislative të qeverisë, të mbizotëruar nga partia besnike e Putinit, Rusia e Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat