Rritje e lehtë e infeksioneve në Itali, 223 raste të reja dhe 15 viktima

Evropë

Rritje e lehtë e infeksioneve në Itali, 223 raste të reja dhe 15 viktima

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Italia regjistroi 223 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Infeksionet janë rritur pak në krahasim me ditën e enjte, kur kishte 201.

Nga rastet e reja, 115 janë në Lombardi.

Ndërkohë janë regjistruar 15 viktima, ndërsa 384 pacientë janë shëruar.

Kujdesi intensiv bie nën 80 njësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat