Italia publikon bilancin 24 orësh të COVID-19, rritet sërish numri i infeksioneve

Evropë

Italia publikon bilancin 24 orësh të COVID-19, rritet sërish numri i infeksioneve

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 19:14
Ilustrim

223 raste pozitive me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të kaluara në Itali, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i infeksioneve ka shënuar sërish rritje krahasuar me ditën e enjte, kur kishte 201 raste të reja.

Nga rastet e reja, 115 janë shënuar në Lombardi.

Ndërkohë gjatë kësaj periudhe në Itali janë regjistruar 15 viktima, ndërsa 384 pacientë janë shëruar nga ky infeksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat