Britania e Madhe heq karantinën për udhëtimet nga disa vende evropiane

Evropë

Britania e Madhe heq karantinën për udhëtimet nga disa vende evropiane

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 19:54
Foto Ilustrim

Britania e Madhe do të përjashtojë udhëtarët nga Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe disa vende të tjera nga rregulli i saj i karantinimit për ardhjet ndërkombëtare, njoftoi sot qeveria.

Sekretari i Transportit, Grant Shapps, tha se ai do të botojë një listë të plotë, më vonë ditën e sotme, për kombet që përjashtohen nga kërkesa për t’u izoluar në karantinë për 14 ditë.

“Dita e sotme shënon hapin tjetër të rihapjes sëi kujdesshme të kombit tonë të madh”, tha ai në një deklaratë.

“Qoftë nëse jeni një pushues i gatshëm për të udhëtuar jashtë vendit, qoftë nëse jeni një biznes i etur për të hapur dyert tuaja sërish, ky është një lajm i mirë për britanikët dhe një lajm i shkëlqyer për bizneset britanike”, shto Shapps.

Megjithatë, ministrat në qeverinë e Skocisë thanë se nuk do të ndjekin automatikisht drejtimin e Anglisë, ndërsa pasiguria mbetet, gjithashtu, edhe në lidhje me Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat