Lajm i mirë, Zvicra shënon rënie të rasteve me koronavirus

Evropë

Lajm i mirë, Zvicra shënon rënie të rasteve me koronavirus

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 15:07
Foto Ilustrim

Pas tri ditësh rritjeje, Zvicra ka shënuar rënie të rasteve me koronavirus. Gjatë 24 orëve te fundit, ky shtet ka shënuar 97 infeksione të reja.

Që nga fillimi i pandemisë, Zvicra ka regjistruar 32 mijë e 198 raste pozitive me COVID-19, ka njoftuar të shtunën Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).

Deri më tani, 1 mijë e 686 njerëz kanë vdekur te të cilët ishte testuar pozitivisht prania e infeksionit, transmeton albinfo.ch. Zyra Federale lidhur me këtë u është referuar raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dërguar deri në mëngjesin e të htunën, si pjesë e detyrimit të raportimit. Janë 4 mijë e 57 persona në kujdesin spitalor, dy më shumë se një ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat