Zgjedhjet në Kroaci: Plenković synon mandat të dytë në garën e ngushtë elektorale

Evropë

Zgjedhjet në Kroaci: Plenković synon mandat të dytë në garën e ngushtë elektorale

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 15:08
Andrej Plenković

Në Kroaci do të mbahen të dielën zgjedhjet parlamentare, në mesin e një vale të dytë të coronavirus, e pa asnjë fitues të qartë në perspektivë.

Qeveria aktuale konservatore e menaxhoi relativisht me sukses virusin dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i mbështesin.

Por sondazhet sugjerojnë se koalicioni liberal mund të jetë në avantazh kundër Unionit Demokratik Kroat (HDZ). 

Nëse këto parashikime dalin të vërteta dhe asnjë parti nuk fiton shumicën në parlament, atëherë do të duhet një koalicion për të formuar qeverinë.

Partia në pushtet, ka dominuar skenën politike që prej pavarësisë së Kroacisë në 1991 nga ish-Jugosllavia e më pas gjatë luftës që vijoi.

Me një të shkuar nacionaliste, HDZ u shndërrua në një parti konservatore nën udhëheqjen e kryeministrit Andrej Plenković.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat