Koronavirusi në Itali, 21 të vdekur dhe 235 raste të reja

Evropë

Koronavirusi në Itali, 21 të vdekur dhe 235 raste të reja

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Italia regjistroi 235 raste të reja me koronavirus këtë të shtunë, një rritje e lehtë në krahasim me ditën e premte kur kishte 223.

Rastet e reja në Lombardi janë 95, 40.4% e totalit në vend. Në 24 orët e fundit kanë ndodhur 21 vdekje të reja, duke e çuar në 34 855 numrin e viktimave që nga fillimi i epidemisë.

477 persona ndërkohë janë shëruar.

Nga 71 pacientë në terapi intensive, më shumë se gjysma (36) janë në Lombardi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 13 Rajone nuk ka më pacientë në reanimacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat