Kroatët votojnë nesër, sondazhet parashikojnë rezultat shumë të ngushtë

Evropë

Kroatët votojnë nesër, sondazhet parashikojnë rezultat shumë të ngushtë

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 21:36
Ilustrim

Kroatët do të votojnë të dielën në sfondin e një rikthimi të koronavirusit gjatë zgjedhjeve legjislative të komplikuara nga konservatorët në ikje që po përballen me një koalicion të qendrës së majtë.

Përshëndetur fillimisht për menaxhimin e mirë të pandemisë, partia konservatore HDZ në krye të vendit shumë të varur nga turizmi, ndodhet sot përballë akuzave të kundërshtarëve të saj se ka luajtur me krizën shëndetësore për qëllime elektorale.

Sipas një sondazhi të fundit nga “Ipsos”, partia e kryeministrit, Andrej Plenkovic, 50 vjeç, dhe koalicioni “Restart” drejtuar nga social-demokratët (SDP) të Davor Bernardic, 40 vjeç, janë në një rezultat shumë të ngushtë me rreth një të katërtën e votave.

Asnjëra palë nuk është në gjendje të fitojë e vetme shumicën prej 151 vendesh në Parlament.

“Lëvizja patriotike” e këngëtarit popullor dhe populist Miroslav Skoro mori 11% të votave, prandaj mund të përfundojë në rolin e arbitrit.

As konservatorët dhe e majta e qendrës nuk janë shprehur për të krijuar një aleancë me kandidatin nacionalist, i cili akuzohet nga SDP për vërejtje seksiste dhe të nostalgjisë për të kaluarën ustashi pronaziste të Kroacisë.

Por analistët thonë se HDZ mund të mos ketë zgjidhje tjetër nëse dëshiron të formojë qeverinë e ardhshme.

Pas sloganit “një Kroaci e sigurt”, HDZ e Andrej Plenkoviç, një ish-diplomat i aftë në çështjet europiane, shprehet se ai është më i aftë të përballet me sfidat mëdha ekonomike që priten, me parashikime për një rënie të PBB-së me gati 10%.

Por për dy javë, pas bilanceve pothuajse zero, disa dhjetëra të kontaminuar janë shënuar çdo ditë.

Vendi i Ballkanit, anëtar i Bashkimit Europian, numëron 110 të vdekur dhe 2 800 raste për 4,2 milionë banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat