Kroacia mban zgjedhjet e përgjitshme

Evropë

Kroacia mban zgjedhjet e përgjitshme

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 12:01
Foto Ilustrim

Në Kroaci të dielën po mbahen zgjedhje parlamentare në kohën e pandemisë COVID-19, teksa sondazhet sugjerojnë se dy partitë kryesore, janë në garë të ngushtë për fitore.

Partia e kryeministrit Andrej Plenkoviq, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), po shpreson që votuesit do të zgjedhin vazhdimësinë drejtë Bashkimit Evropian dhe që të dalin nga recensioni i shkaktuar nga përhapja e COVID-19.

Rivali kryesor i HDZ është aleanca Rinisja, e udhëhequr nga Davor Bernardiq, nga Partia Social Demokratike.

Sondazhet tregojnë se dy partitë do të fitojnë më pak se çerekun e votave, që do të thotë se fituesi i zgjedhjeve duhet të krijojë koalicion, që të arrijë numrin prej 76 ulëseve në parlamentin prej 151 anëtarësh.

Si Plenkoviq ashtu edhe Bernardiq janë shprehur kundër krijimit të një “koalicioni të gjerë”, por analistët thonë se ky mund të jetë opsioni më i mirë, që do të garantonte stabilitet në qeveri, e cila do të udhëheqë në kohë të vështirë.

Në vend të tretë pritet të dalë partia populiste e këngëtarit Miroslav Skoro, me rreth 11 për qind.

Zgjedhjet në Kroaci po mbahen në kohën e pandemisë COVID-19. Ky vend deri më tani ka regjistruar rreth 100 të vdekur dhe mbi 2,800 të infektuar. Në dy javët e fundit, ka pasur rritje graduale të numrit të infektimeve të reja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat