Jo më karantinë, Anglia zbut edhe masat për turizmin e verës

Evropë

Jo më karantinë, Anglia zbut edhe masat për turizmin e verës

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 17:27
Angli

Më shumë se tre muaj anglezëve iu desh të privohen nga birra Pint e fuçisë nëpër lokalet tradicionale. Ndërkohë në mbarë vendin iu dha fund këti privimi prej pandemisë. Por lehtësime ka edhe në fusha të tjera.

Scotland Yard si masë kujdesi paraprak e ka rritur dukshëm  numrin e forcave në shërbim në Londër për këtë fundjavë. Kjo kryesisht në zonat përreth pub-eve tradicionale, që rihapën portat nga e shtuna (4.07) e ku pritet grumbullim masiv klientësh përgjatë fundjavës. Megjithatë edhe nëpër këto lokale, ashtu si në mbarë vendin vlejnë rregulla të reja sigurie për shkak të pandemisë Corona. Vizitorët e pub-eve duhet të regjistrohen gjatë hyrje - daljes nga lokali duke lënë të dhënat e tyre të kontatit. Grumbullimi i klientëve në banak nuk lejohet më. Porositë do të bëhen në tavolina ose përmes aplikacionit në celular.

Ndër lehtësimet që komunikoi kryeministri Boris Johnson më 4 korrik është edhe hapja e restoranteve, hoteleve, salloneve të parukerisë, muzetë, galeritë dhe kishat. Në mënyrë që të ruhen distancat e sigurisë prej pandemisë Corona, qeveria britanike përpara hapjes i zbuti rregullat e shitjes në natyrë të pijeve dhe ushqimeve. Kësisoj klientët  mund të shërbehen edhe përpër shesh parkimi.

Johnson u bëri thirrje bashkëatdhetarëve, që të respektojnë rregullat për të parandaluar një valë të dytë të pandemisë. Ai theksoi: „Ne ende nuk e kemi kaluar pikun" dhe shtoi: "Mos na bëni të dështojmë." 

Ngjashëm u shpreh edhe ministri i Shëndetësië Matt Hancock. Ai tha, se „nuk jam plangprishës, por viursi ende mjund të vrasë." Ai nuk do të stepet që t'i rimbyllë pub-et dhe restorantet, në rast nevoje. Zbutja e masave vlen vetëm për Anglinë, Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kanë rregulloret e veta për pandeminë Corona. Me këtë hap të ndërmarrë qeveria në Londër synon t'i japë impuls ekonomisë së goditur rëndë.

Jo më karantinë 

Njëkohësisht Anglia zbut edhe masat për turizmin e verës – duke hequr rregullin e karantinës 14 ditore që nga 10 korriku për udhëtarët që vijnë nga 59 vende. Vizitorët kryesisht nga Gjermania, Franca, Spanja dhe Italia nuk kanë më nevojë të hyjnë në karantinë. Kësisoj anglezët mund të udhëtojnë në vendet e tjera gjatë verës pa pasur frikë prej karantinës kur të kthehen në atdhe. Por në këtë listë nuk bëjnë pjesë vendet si Kina, India, Rusia, Suedia, Portugalia, SHBA dhe Meksika. Për këto vende ekspertët e pandemisë e kanë klasifikuar situatën si jo të sigurtë. Rregullat ekarantinës janë në fuqi pë rkëto vende. Lista do të shqyrtohet rregullisht prej qeverisë.

Kritik nga Skocia dhe Uellsi

Image

Por jo kudo në Mbretërinë e Bashkuar ka eufori për hapjen. Një zëdhënës i qeverisë në Skoci kritikoi faktin, që zbutja e masave vlen për „shtete me rrreziqe të ndryshme për pandeminë", ndërkohë që sugjeron se fillimisht duhet të unifikohen masat në radhët e zonave britanike. Edhe nga Uellsi pati kritika. Britania e Madhe është vendi i prekur më fort në Europë nga pandemia. Qeveria Johnson akuzohet, se ka reguar shumë vonë dhe gabimisht ndaj krizës Corona. Sipas Universitetit John Hopkins në Baltimore në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar gjithsej më shumë se 285.000 infeksione, dhe mbi 44.000 vetë kanë vdekur prej COVID-19./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat