Anija e emigrantëve në emergjencë: Pas 6 tentativave për vetëvrasje, kapiteni i anijes lëshon alarmin

Evropë

Anija e emigrantëve në emergjencë: Pas 6 tentativave për vetëvrasje, kapiteni i anijes lëshon alarmin

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 20:10
Anija "Ocean Viking"

Pas një jave në det pranë brigjeve të Siçilisë, anija "Ocean Viking" ka shpallur gjendjen e emergjencës. Në bordin e saj janë 180 emigrantë dhe anija prej tri ditësh kërkon të zbarkojë në port. 

Në 24 orët e fundit janë kryer 6 tentativa vetëvrasjeje, teksa një ekip mjekësh italianë kanë hipur në bordin e anijes për të ndihmuar emigrantët. Lajmin e bëri të ditur organizata “SOS Mesdheu”, duke nënvizuar se alarmi u dha nga kapiteni, i cili tha se tanimë nuk mund të garantohet siguria e pasagjerëve në anije.

"Jemi realisht të shqetësuar mbi gjendjen emigrantëve, të cilët kanë përjetuar kushte të vështira gjatë të gjithë rrugëtimit të tyre nga Libia, dhe tashmë ndodhen nën një stres dhe vulnerabilitet të madh në bordin e anijes”, thotë drejtuesja e  organizatës “SOS Mesdheu”.

Gjatë orëve të para të së dielës, organizata “SOS Mesdheu” denoncoi dëshpërimin e shumë emigrantëve në bordin e anijes, deri sa u lajmërua gjendja e emergjencës pas gjashtë tentativave për vetëvrasje, me dy prej emigrantëve që u hodhën në det dhe fatmirësisht arritën të shpëtoheshin nga ekipet e ndërhyrjes së shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat